Një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballësh ka ndodhur në Shqipëri, me ç’rast u dëgjua edhe në Kosovë.
Tërmeti fillimisht u regjistrua në Shqipëri, më pas u dëgjua në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Serbi, Kroaci, Greqi e Itali.
Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik ka thënë se pas tërmetit të parë kanë ndodhur edhe tre të tjerë më të vogël, raporton Koha.net.
Qendra botërore për mbikëqyrjen e tërmeteve ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 10 kilometra afër Durrësit dhe me një magnitudë prej 6.3 ballësh.
Tërmeti i parë u shënua 6.3. Të tjerët 4.6, 4.4 dhe 4.0.