Tërmet në Shqipëri, dhjetëra të lënduar e shumë dëme

Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter është regjistruar në Detin Adriatik, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndierë edhe në Prishtinë, për disa sekonda.

Tërmeti është regjistruar saktësisht në orën 16:04:25.


Ndërkohë, sipas Earthquake.usgs.gov, brenda 1 minutash në Shqipëri janë dëgjuar dy tërmete, e ato janë hetuar edhe disa shtete përreth.

Dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi.


Sipas Earthquake.usgs.gov, tërmeti i dytë ishte 5.2 shkallë Rihter.

Gjithashtu, është regjistruar edhe tërmeti i tretë, i cili ishte më i lehtë, me magnitudë prej 3.2 shkallë Rihter.

Leave a Comment

Your email address will not be published.