Tërmeti në Turqi e Siri, shkon mbi 1600 numri i të vdekurve

Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, janë vrarë mbi 1.600 persona. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vetëm në shtetin e tij janë regjistruar 912 viktima. Ndërkaq, Siria raportoi për 783 të vdekur.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë. Agjencia për menaxhimin e emergjencave raportoi se të hënën u regjistrua edhe një tërmet i ri prej 7.6 ballësh, afër epiqendrës së tërmetit paraprak vdekjeprurës, duke shkaktuar dridhje të tjera të tokës.

“Për shkak se heqja e rrënojave po vazhdon në shumë ndërtesa që gjenden në zonën e tërmetit, ne nuk e dimë se sa do të rritet numri i të vrarëve dhe të plagosurve”, tha Erdogan.Ai tha se ka pranuar ndihmë nga rreth 45 shtete të botës.

Afër 9.000 persona po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit. Edhe zyrtarët në Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi. rel

Leave a Comment

Your email address will not be published.