Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Lëndinën e Lotëve në Meje të Gjakovës ka thënë se nuk do të ketë amnisti për krimet serbe të kryera në Kosovë.
Ai në një prononcim për media ka thënë se këto krime nuk janë ndëshkuar nga rrafshi ndërkombëtar.
Thaçi ka deklaruar se kjo heshtje ndërkombëtare, nënkuptohet si amnisti për gjenocidin serb.
“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile. Ushtria serbe ka dhunuar gra shqiptare. Ata kanë dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova. Ky është gjenocid i pandëshkuar nga rrafshi ndërkombëtarë. Kjo heshtje ndërkombëtar nënkuptohet si amnisti për gjenocidin. Por nuk do të ketë amnisti, nuk ka paqe pa drejtësi”, ka thënë ai.
Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve dhe 21 vjetori i masakrës së Mejes.