Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar Bashkimin Evropian, në vizitën e tij në Washington, për shkak të mosliberalizimit të vizave për Kosovën dhe vonesave të shkaktuara në dialogun Kosovë-Serbi.
Në tryezën e organizuar nga “Brookings Institute”, ku është folur për perspektivën euroatlantike të Kosovës, Thaçi ka kritikuar Brukselin për vonesat me Kosovën, gjë që ka rezultuar me humbje të ndikimit të Bashkimit Europian në rajon.
“Presidenti Thaçi tërhoqi vërejtjen se BE-ja është duke u vonuar me Kosovën dhe me tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo po e lëndon besimin në institucionet e BE-së dhe po e zvogëlon fuqinë e BE-së për të ndikuar në rajon”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga presidenca.
Presideni Thaçi është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është duke zhvilluar vizitat e tij me zyrtarët e administratës amerikane.