THAÇI URDHËRON TËRHEQJEN E VLORA ÇITAKUT

Prishtinë, 7 shtator – Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka urdhëruar tërhqjen e Vlora Citakut nga posti i ambasadores së Kosovës në Uashington.
Në vendimin e Presidentit thuhet se ajo do të qëndrojë në këtë pozitë deri në emërimin e ri me qëllim të mbarëvatjes së punës në këtë ambasadë, ndërsa ministrja e jashtme do ti ndërmarrë veprimet e zbatimit të dekretit.

Ky vendim i presidentit i nënshkruar më datën dy të këtij muaji ka ardhur pas kërkesës së ambasadores Citaku që i kishte dërguar presidentit më 24 shtator të këtij viti  që të lirohet nga detyra.

Ambasadorja Vlora Çitaku ka reaguar pas lajmit se do ta përfundojë misionin si ambasadore në ShBA duke  thënë se për të ka qenë nderi i jetës.

“Është zyrtare. Pas mbi pesë vjetëve në Washington DC ka ardhur koha që të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në SHBA ishte nderi i jetës sime. Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që kanë treguar në mua gjatë kësaj kohe. Unë isha vërtetë e privilegjuar që isha në gjendje të tregojë historitë e jashtëzakonshme të rinisë së jashtëzakonshme të Kosovës në Washington DC dhe SHBA”, ka shkruar ajo në facebook.

Tutje Çitaku ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar dhe kanë bashkëpunuar me të gjatë shërbimit si ambasadore.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores në Washington.

Në dokumentin e siguruar nga KALLXO.com, Çitaku më 24 shtator ka kërkuar që të lirohet nga detyra e ambasadores.

“Faleminderit gjithë grave të reja dhe burrave që më kanë inspiruar mua. Të qenit kampione e juaj ka qenë gëzimi më i madh. Për të gjithë miqtë e mi në DC dhe SHBA. Faleminderit për miqësinë dhe bashkëpunimin. Derisa pandemia ka limituar mundësitë, do të mundohem të takohem me sa më tepër nga ju para se të largohem”, ka shkruar tutje ajo.
Në kohën e qeverisjes LVV=LDK ish ministri i jashtëm Glauk Konjufca kishte dhënë urdhër për shkarkimin e shumë ambasadorëve ndër to edhe ambasadores Citaku por ky vendim nuk ishte dekretuar asnjëherë nga presidenti Thaci.
Pas publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Hahsim Thaci ai ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në rast të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. Një ndër emrat e përmendur për postin eventual të presidentit është  edhe ai i Vlora Citakut, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kohëve të fundit ka dhënë sinjale për një bashkëpunim me PDK-në madje vetë kryetari i partisë isa Mustafa ka thënë se ka hequr vijat e kuqe ndaj kësaj partie të cilat i kishte vënë LDK-ja gjatë fushatës zgjedhore.
Për emërimin e një presidenti të ri nevoiten 80 vota, ose së paku 80 deputet duhet të jenë prezent në seancë në raundin e tretë dhe 60 vota për. Aktualisht koalicioni qeverisës LDK-AAK-Nisma ka  vetëm 61 vota.

Leave a Comment

Your email address will not be published.