“The Flood” me frymën humaniste ndaj refugjatëve

Lena Headey ka bërë hapin e parë në të ardhmen e saj jashtë “Game of Thrones”. Ka ardhur koha t’i thuhet lamtumirë Cerseit dhe përshëndetje, supozueshëm, projekteve më të nxehta të Hollywoodit. Dhe filmi i parë i Headeyt, që do të emetohet prej përfundimit të sagës së saj, jo vetëm që ka shënuar kthimin te rrënjët e saj në industrinë filmike britanike, por të investojë në një temë që është e dashur për zemrën e saj.

“The Flood”, nën regjinë e Anthony Woodley, është thirrje për dashamirësi kur vjen puna te kriza e refugjatëve. Headey luan Wendyn, sjellja e akullt e së cilës e ka kthyer në artiste model në qendrën e emigrantëve, derisa merret me përshpejtimin e aplikacioneve dhe gjithnjë ia del të përmbushë kuotën e saj. Ajo është adresa e parë për të proceduar rastin e Hailes (Ivanno Jeremiah). Azilkërkuesi nga Eritreja ishte arrestuar në ditën e parë pas hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kishte sulmuar një oficer policie që e kishte zbuluar teksa po fshihej në një kamion.

Me kryeartikullin “Sulmuesi kërkon azil”, që shihet gjithkah, Qeveria është e gatshme të riatdhesojë Hailen me qëllim që të fitojë sa më shumë pikë për zgjedhjet e ardhshme. Wendyt i kërkohet prej shefit të saj (kolegut yll të Headeyt në “Game of Thrones”, Iain Glen), i cili dëshiron që gjërat të kthehen sa hap e mbyll sytë. Megjithatë, ajo kurthohet në një formë të punës sikur kurrë nuk e kishte pritur, duke vlerësuar se individët nuk mund të reduktohen në kryeartikuj.

Gjatë krejt shtjellimit të ngjarjes, “The Flood” na paraqet portretin e studiuar dhe të kujdesshëm të një prej temave më të ndjeshme të historisë së politikës moderne.

Leave a Comment

Your email address will not be published.