Thirrje për regjistrim masiv në Serbinë e Jugut

Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS) në bashkëpunim me Klubin “Trojet” në Fushë-Kosovë dhe Organizatat Joqeveritare “Vatra” në Gjilan dhe QMH në Preshevë,u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve me banim në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë, që të marrin pjesë masivisht në regjistrimin e popullisisë.

Zhvillimi i Censusit 2022 është një moment i rëndësishëm për bashkësinë tonë në Republikën e Serbisë, veçanërisht në Luginën e Preshevës e specifikisht në Medvegjë. Përmes regjistrimit vullnetar tonin, ne duhet të dëshmojmë që shqiptarët janë etni ekzistente në Serbi dhe në trojet e tyre autoktone në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, qënësi e cila nga qeveria qendrore e lokale po luftohet me të gjitha mjetet që të shuhet.
Fushata jonë për pjesëmarrje në Censusin 2022 në Repulikën e Serbisë synon ndërgjegjësim e shqiptarëve për t’u regjistruar, si një akt kombëtar, qytetar, por edhe mbi të gjita ekzistencial.
Ne jemi, jetojmë dhe do të vijojmë të trashëgojmë trojet tona te pasardhësit tanë!
Ndaj, tashmë më shumë se kurrë duhet të vërtetojmë ekzistencën tonë edhe ligjërisht.
Ftohen të gjithë kryefamiljarët që pas procesit të regjistrimin, të dërgojnë përmes emalit të AFEDS: forum.afeds@gmail.com këto të dhëna:
Emrin e vet dhe të anëtarëve të familjes së tij, adresën që ka deklaruar si vendbanim (Lagjia, Rruga, Bashkia/Komuna). Ne do të përpunojmë të dhënat tuaja, do i mbrojmë ato dhe do të dëshmojmë pranë autoriteteve qendrore e lokale, si dhe pranë institucioneve ndërkombëtare ekzistencën e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone dhe në të gjithë territorin e Serbisë.
Eja dhe regjistrohu!
Bëju pjesë e identifikimit të shqiptarëve në Serbi!
Medvegjë, 20 Shtator 2022
MSc Muharrem Salihu
CC:
Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS)
Z. Bislim Musliu Klubi “Trojet” në Fushë-Kosovë
MSc Kushtrim Kadriu “Vatra” në Gjilan
MSc Kujtim Sadriu “QPHM “ Preshevë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.