Një atmosferë që nuk i ngjan aspak asaj festive në fund të 2020. Zbukurimet dhe dekori në qendër të kryeqytetit ia kanë lënë gjithë vëmendjen gazit lotsjellës, i cili ka zbardhur rrugët kryesore.
Prej orës 18:00 (të shtunën) vazhdon protesta e qytetarëve për vrasjen e Klodianit, e cila fillimisht nisi paqësisht.
Vetëm pak pas nisjes protestuesit nisën marshimin e tyre, i cili u shoqërua me shkuljen e tabelave dhe sinjalistikave rrugës, hedhjes se kapsollave dhe thirrjeve ndaj policisë.
Po i menjëhershëm ishte dhe reagimi i policisë e cila i shpërndau ata me gazlotjellës.
Pas kësaj protestuesit u ndanë dhe për momentin shumë prej tyre janë ndarë në grupe të vogla nëpër lagje.
Grumbullime të rinjsh që ecin pa një itinerar të caktuar, por protestojnë për vrasjen e një bashkëmoshatari të tyre nga policia më 8 dhjetor, Ditën e Rinisë.
Nga ana tjetër e medaljes është vendosur policia, gardhe me efektivë të shumtë, të mbrojtur me skafandra dhe kundra gaz që gjurmojnë hap pas hapi protestuesit nëpër gjithë rrugicat e kryeqytetit, për të mos i lejuar t’u afrohen institucioneve.
Disa të shoqëruar ndërkohë dhe të prangosur. Këto janë imazhet e Tiranës sot, më 12 dhjetor të para nga objektivi i LSA.