Tomë Gashi: Besim Beqaj dhe Agim Çeku nuk dënohen – PDK u ka ndihmuar gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar dje nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Avokati Tomë Gashi e ka vlerësuar këtë vendim.

“Ai si kryetar ka bërë shumë mirë – nuk ka kërkuar që vartësit e tij të japin dorëheqje, por ua ka imponuar. Sinqeriteti i tij mbetët të shihet në të ardhmen”, ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kjo iniciativë duhet të merret edhe nga kryetarët e partive të tjera”.

Por ai ka dyshime që personat e larguar nga PDK do të dënohen nga institucionet e drejtësisë.

“Ne të gjithë e dimë, që një pjese të madhe të prokurorëve dhe gjyqtarëve Partia Demokratike e Kosovës iu ka ndihmuar, mos me thënë që i ka emëruar vet”.

“Me bindje të plotë mund të them që as Besim Beqaj, shumë më pak Agim Çeku do të shpallen të fajshëm nga Gjykata”.

Ndonëse e sheh si pozitiv, Gashi thotë se vendimi i Veselit mund të jetë edhe popullit në kohën kur sipas tij Partia Demokratike e Kosovës ka pasur rënie.

“Duke i parë sondazhet që PDK është në rënie, askush nuk është kundër – i bie që PDK ka vepruar shumë mirë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.