Tomë Gashi paralajmëron fundin e Hashim Thaçit

Avokati i njohur, Tomë Gashi tregon pse dhe si mund të shkarkohet Hashim Thaçi nga posti i presidentit…

Kandidatja e Lidhjes Demokratike për postin e kryeministri, Vjosa Osmani ka deklaruar se nëse ajo dhe partia e saj fitojnë zgjedhjet, do ta shkarkojnë Hashim Thaçin nga posti i presidentit.

Gjithashtu përkrahje ka marr edhe nga partia e saj, ku ish-deputeti Anton Quni ka thënë se nuk do lënë gurë pa lëvizur për ta shkarkuar.

E në këtë pikë janë dakord edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka paralajmëruar shkarkimin e Thaçit

Po sa a ka gjasa që të ndodhë një shkarkim i Thaçit, në rast se fitojnë shumicën Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV)?

Lidhur me këtë, ka folur avokati i njohur, Tomë Gashi.

Sipas Gashit, nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bëjnë marrëveshje parazgjedhore, siç ka potencuar ai, do t’i fitojnë zgjedhjet pa asnjë problem, dhe mund ta nisin procesin për shkarkimin e Thaçit nga posti i Presidentit.

“Fitorja do te jetë 100% e sigurt sa qe qytetarët ende pa dal për te votuar me 6 tetor do ta dinë fituesin absolut të zgjedhjeve. Me këtë koalicioni LVV dhe LDK do të kenë mbi 60 deputet dhe duke marr parasysh pakënaqësitë me punën e presidentit Thaçi , posaçërisht me idetë e tij për ndryshim katastrofal të kufijve të Kosovës e me të cilat ide kancerogjene për shtetin e Kosovës”, tha avokati Gashi

Leave a Comment

Your email address will not be published.