Tragjedi në Shqipëri, vdesin tre anëtarë të familjes nga Gjilani

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri, të njëjtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi. Media nga burime të veta merr vesh se nëna dhe djali humbën jetën të premten teksa bashkëshortja e këtij të fundit ka vdekur të shtunën.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në Gjirin e Lalzit në qytetin e Durrësit.

Media ka provuar të kontaktojë me organet përkatëse në Shqipëri, por deri tani nuk ka marrë informacione.

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri në telegram ngushëllimi për familjen Haliti ka kërkuar nga organet përkatëse të Policisë së Republikës së Shqipërisë të ndriçohet rasti.

***

Tre anëtarë të një familjes nga Gjilani kanë vdekur në Shqipëri.

Sipas burimeve,viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi më saktësisht nga kërpudhat që ata i kishin marrë në një mal në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri.

Leave a Comment

Your email address will not be published.