Tre policë theren me thikë në Prizren

Tre policë janë therur me thikë këtë të shtunë në Prizren. Rasti ka ndodhur pasi njësiti policor ka shkuar te një familje pas lajmërimit për dhunë në familje

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi, i cili tha se njëri polic është në spitalin e Prizrenit, njëri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, ndërsa tjetri është liruar.

Personi i dyshuar është i nacionalitetit turk dhe ai është 37-vjeçariCaner Galan.

news image

Galan ishte nën ndikim të substancave narkotike dhe si pasojë e kësaj kishte shkaktuar telashe në familjen e tij duke u mbyllur në dhomë dhe duke refuzuar t’i marrë medikamentet.

Zyrtarët policorë të NJRSH-së kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas kërkesës për asistim nga patrulla e Policisë të cilët nuk kishin arritur që ta vënë në kontroll të dyshuarin.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policët që u përballën me 37-vjeçarin, janë sulmuar me thikë nga i dyshuari.

Tre policët e lënduar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku njëri nga ta ka marrë lëndime më të rënda me ç’rast është transferuar me urgjencë për në QKUK.

Leave a Comment

Your email address will not be published.