Treni i mori jetën vëllezërve shqiptarë, nëna e tyre në gjendje të rënduar psikologjike

Dy vëllezër nga Deçani kanë vdekur si pasojë e goditjes nga një tren në mëngjesin e së martës në Bruckberg, afër Munihut të Gjermanisë.Mediat gjermane kanë raportuar se bëhet fjalë për një 17 dhe një 13-vjeçar, që ishin goditur teksa kishin tentuar të kalonin nëpër binarë të trenit, afër stacionit në Bruckberg.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, që ka bërë të ditur se vëllezërit janë nga familja Arifaj nga fshati Ratish i Epërm i kësaj komune.

Ndërkaq ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar rasti.

Gazeta Bild jep detaje 

 

Ata kishin qenë vonë, donin të kalonin shinat e të kapnin trenin e tyre. Por dy vëllezërit nga Deçani, Hasan (17) dhe Blerian (13), humbën jetën pasi u goditën nga treni.

Drama ndodhi në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 7 në stacionin hekurudhor në Bruckberg në Gjermani. Daja i dy të ndjerëve tregon se nëna i kishte dërguar djemtë deri në stacion hekurudhor.

Të dy më pas tentuan të kapnin trenin për në Landshut, që ishte në lëvizje tashmë. Vëllezërit kaluan një pengesë, pastaj dolën në shina. Një tren rajonal që po shkonte në drejtim të Myniut, goditi Blerianin dhe Hasanin.

“Drejtuesi i trenit tentoi të bënte një frenim emergjent, por ishte vonë”, thotë zëdhënësi i Policisë, Gunther Tomaschko.

Shumë dëshmitarë dhe nxënës që e panë aksidentin tragjik, u desh të merrnin ndihmë.

“Motra ime është e shkatërruar, nuk po mund të flasë”, thotë daja i fëmijëve për “Bild”.

Treni në Gjermani godet për vdekje dy fëmijë nga Deçani

Daja i dy vëllezërve nga Deçani: Motra ime është e shkatëruar, s’mund të flasë

Daja i dy të ndjerëve për mediat gjermane ka treguar se nëna i kishte dërguar djemtë e saj deri në stacion hekurudhor.

Të dy më pas tentuan të kapnin trenin për në Landshut, që ishte në lëvizje tashmë. Vëllezërit kaluan një pengesë, pastaj dolën në shina, derisa një tren rajonal që po shkonte në drejtim të Myniut, goditi Blerianin dhe Hasanin për vdekje.

“Drejtuesi i trenit tentoi të bënte një frenim emergjent, por ishte vonë”, thotë zëdhënësi i Policisë, Gunther Tomaschko.

Shumë dëshmitarë dhe nxënës që e panë aksidentin tragjik, u desh të merrnin ndihmë.

“Motra ime është e shkatërruar, nuk po mund të flasë”, ka thënë daja i fëmijëve për “Bild”.

Lidhur me tragjedinë e familjes kosovare ka reaguar edhe shteti kosovar. MPJ tashmë është vënë në kontakt me autoritetet gjermane.

Leave a Comment

Your email address will not be published.