Peja është tronditur sontenga një vrasje e dyfishtë. Bëhet e ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.
Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike në Pejë. Burime të Indeksonline zbulojnë prapaskenat e rastit.
Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. DyshohEt se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.
I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu.
Ndërkohë Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit Rajonal të Pejës ka treguar dy nga tre personat e shtrirë në spital kanë ardhur pa shenja jete. “Krejt çka mund të konfirmoj në këto momente është që dy persona kanë ardhur pa shenja jete”.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi ka treguar se rasti është duke u hetuar nga prokuroria.
“Dy persona kanë ndërruar jetë di pasojë e një incidenti me armë zjarri dhe një person tjetër është plagosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokuroria e departamentit te krimeve të rënda së bashku me njësitet policore me ç’rast janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Nikçi për Top Channel.