Trump në telashe , demokratët votojnë për shkarkimin e presidentit amerikan

Më shumë se 145 Demokratë të Senatit amerikan nga 235 sa janë gjithësej kanë votoar pro shkarkimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Donald Trump për arsye të një telefonate të cilën e ka bërë Trump me presidentin e Ukrainës  Volodymyr Zelensky më 25 korrik, prej të cilit kishte kërkuar nga Ukraina që të hetojnë ish zëvëndëspresidentin e SHBA , Joe Biden. Sipas Demokratëve thuhet se ky veprim është shkelje e kushtetutës dhe  se kanë mbetur vetëm edhe votat e republikanëve që Trump të shkarkohet. Të martën  më shumë se gjysma e Senatit ka votuar pro këtij vendimi. 

Ish zëvëndëspresidenti, Joe Biden thotë se duhet të fillojnë proceduart për shkarkimin e Trump ndërsa Demokratët e akuzojnë Presidentin për presion të padrejtë ndaj Biden. Ata gjithashtu kanë thënë se asnjëhere më parë nuk është shkarkuar një President për shkeljet të kushtetutës , sipas tyre një ngjarje e tillë cliësohet si tragjedi, por si një tragjedi që  Trump ia ka shkaktuar vetë vetes. 

Ndër të tjera Trump ka treguar që ia ka ndërprerë fondet Ukrainës dhe i ka bërë presion homologut të tij ukrainas që ta hetojnë kundërshtarin e tij për pozitën e Presidentit, Joe Biden. 

“Ne po japim pjesën më të madhe të parave , dhe unë dua ta di pse po ndodh kështu? E  gjithë cka dua unë dhe insistojë për këtë është se Evropa duhet të kirjojë para edhe për Ukrainën”, tha presidenti Trump në një komunikatë për media. 

Ndërsa sa i përket telefonatës me presidentin e Ukrainës në lidhje me hetimin e Biden , Trump ka thënë se telefonatën e ka të inqizuar dhe do ta bëjë publike. “Do ta shihni se ishte një telefonatë shumë miqësore dhe plotësisht e përshtatshme”, shkroi ai në twitter. 

Leave a Comment

Your email address will not be published.