Të enjten, presidenti amerikan, Donald Trump, minimizoi të këqijat që ka bërë Osama bin – Laden, duke u mburrur se ai ka urdhëruar vrasjen e “emrave më të mëdhenj” se sa të organizatorit të sulmit të 11 shtatorit në SHBA.
Trumpi u mburr se ai ka eliminuar liderin e shtetit islamik, Abu Bakr al- Baghdadi dhe iranianin Qassem Soleimani, që e identifikoi si “terroristin më të keq në 50 vjet”, raporton “MSN”.
“Unë kam vrarë al – Baghdadin, unë kam vrarë Soleimanin, emra më të mëdhenj se Osama bin Laden”, tha Trump në “Fox News”.
“Al – Baghdadi themeloi ISIS-in. Soleimani ishte terroristi më i keq në 50 vjet. Unë i kam vrarë të dy. Askush nuk mundi t’i gjente ata derisa erdha unë”, shtoi Trumpi, transmeton Zeri.info.
Bin Ladeni kishte urdhëruar sulmin terrorist të 11 shtatorit ku mbetën të vrarë 3,000 amerikanë. Grupi i tij terrorist al – Qaeda rrëmbyen katër aeroplanë ku dy prej tyre fluturuan në Qendrën Botërore të Tregtisë, sulm ky më i tmerrshmi në tokën amerikane.
Edhe pse al – Baghdadi dhe Soleimani ishin vrasës të rrezikshëm, asnjëri prej tyre nuk paraqisnin kërcënim vdekjeprurës për amerikanët, në veçanti banorët e New Yorkut, siç paraqiste Bin Ladeni.
Al – Baghdadi ishte themelues i të vetëquajturit “kalifat” i Shtetit Islamik që mori nën kontroll pjesë të mëdha të Iranit dhe Sirisë. Ai bëri vetëvrasje teksa Ushtria Amerikane iu afrua lokacionit të tij tetorin e kaluar.
Soleimani ishte një gjeneral i gardës revolucionare iraniane, i fajësuar se ka drejtuar mbështetjen e Tehranit ndaj grupeve të huaja, disa prej të cilave janë të akuzuara për terrorizëm. Me 3 janar të këtij viti, Trumpi urdhëroi vrasjen e tij nga një sulm me dron.