Ambasada e Ukrainës në Beograd, ka reaguar ditën e sotme ndaj ministrit të Jashtëm serb Aleksandar Vulin. Ambasada bëri me dije se Ukraina ka kërkuar ndalimin e bombardimeve në ish Jugosllavi, dhe kjo sipas tyre mund të jetë edhe arsyeja që janë përfshirë në luftë sot.
Sipas reagimit, nëse Kievi zyrtar nuk do të kishte kërkuar ndalimin e sulmeve, sot mund të ishte anëtare ee aleancës ushtarake NATO dhe nuk do të kishte as një shkak për nisjen e agresionit rus.
“Dhe ndoshta, nëse Ukraina nuk do të kishte nxituar për të mbrojtur Jugosllavinë atëherë, do të ishte bërë anëtare e NATO-s shumë kohë më parë dhe nuk do të ishte viktimë e agresionit rus tani”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Kujtojmë se agresioni rus në Ukrainë nisi pikërisht për mos zgjerimin e NATO-s në Europën lindore, lëvizje që do të ndodhte me anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.
Serbia është i vetmi vend që nuk ka ndërmarrë asnjë sanksion kundër Rusisë, edhe pse i është kërkuar shpesh nga perëndimi.