Policia ka arrestuar sot pas aksidentit tragjik në Greqi, shefin e stacionit të Larisës, ai është dërguar në policinë e Larisës. Sipas informacioneve të fundit nga hetimet në vijim, aksidenti duket se ka ardhur si pasojë e gabimit të stacionistit , i cili në seksionin “Larissa – Evangelismos” ka drejtuar trenin e pasagjerëve në vijën e poshtme të trafikut, në të njëjtën linjë me trenin e mallrave, sipas medias greke.
Sipas shefit të stacionit, ai i ka thënë policisë se ka dhënë një urdhër për ndryshimin e pistës, por nuk është zbatuar nga sistemi.
Sipas burimeve kompetente, nëse shefi i stacionit do të kishte kuptuar se treni i pasagjerëve po lëvizte në të njëjtën linjë me trenin e mallrave, do të kishte urdhëruar që të dy të ndalonin para se t’i afroheshin njëri-tjetrit, duke qenë se përplasja ndodhi afërsisht 25 km nga Larisa.
Ka shkuar në 47 numri i viktimave si pasojë e përplasjes së dy trenave në Greqi, ndërsa sipas informacioneve të fundit, herët në mëngjes ekipet e shpëtimit gjetën tre trupa të tjerë brenda vagonit të tretë, por hetimet ende nuk kanë përfunduar.
Zëdhënësi i Zjarrfikësve, Epipyragos Ioannis Artophios, ka folur sot për ecurinë e hetimeve dhe se ku po fokusohen tani. Operacioni i kërkimit ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa sot vijon operacioni mes vagonit të dytë dhe të tretë të trenit.
Dy vagonët janë përplasur me njëra-tjetrën duke krijuar një skenë mjaft tronditëse për pasagjerët, por edhe për shpëtimtarët. Ajo që përshkroi zëdhënësi i Zjarrfikësve ishte tronditëse.