URIM – TOPONIMI 5000 VJEÇAR I KRYEQENDRËS SË MESOPOTAMISË, I SHKRUAR NË SHQIP

UR-i, qyteti i famshëm i Mesopotamisë jugore, ka qenë i banuar të paktën që prej fillimit të mijëvjeçarit të IV p.e.s. Uri ishte një qendër e spikatur e kulturës së Kiengir-ës apo Shumerit në tre dinasti. Shumica e teksteve në kunjiform kanë ardhur te ne nga dinastia UR-III, e rreth 2100 deri 2000 p.e.s, e cila konsiderohet Rilindja Shumere, prej numrit të madh të teksteve dhe të ringjalljes së kulturës së Mesopotamisë.

Deri më sot, nuk ka ndonjë etimologi të studiuar në mënyrë të gjithanshme për toponimin UR. Emri i tij njihej nga Shumerët, siç pranohet tashmë gjerësisht, me leximin e plotë URIM.

Ky punim është një studim i mëtejshëm e i gjerë i etimologjisë së toponimit URIM dhe i termave të lidhur me të, i zanafillës dhe semantikës së tyre në gjuhën Shumere/Shqipe.

Siç do ta shohim, një etimologji e tillë na zbulon një të kaluar të largët, por të kuptueshme akoma dhe sot.

Lidhja e toponimit URIM me gjuhën Shqipe duket e qartë. Por, një studim vërtet shkencor ka nevojë për shumë më tepër argumentim dhe punë mbi shenjat kunjiforme që përfshihen në shkrimin e tij, leximet e secilës, zanafillën, arsyet e ndryshimeve të mundëshme, pastaj gjithë kuptimet që rezultojnë. Një studim i gjithanshëm e i lidhur logjikisht lipset të përfshijë terma bazë të cilët lidhen me zanafillën e kuptimet e Lumit dhe Qytetit të URIM-it si:

LUMË, PËRMBYTJE, URË, MUR, QYTET, URO, VËLLA, etj.

Lumi

Lumenjtë e mëdhenj janë pjesë themelore e historisë. Lumi i jep jetë Qytetit. Është krejt e mundëshme që termi lumë në Shumerisht të shkruhet me shenjën LUM dhe të përfaqësojë kuptimet e pranuara për fjalën “lum.” Shenja ngjan me një lumë gjarpërues, origjinalisht i vizatuar si pika e bashkimit të degëve të një lumi. Ky term, që ka formë të njëjtë fonetike dhe kuptimin ‘lumë’ në Shqip. Gjithashtu, kuptimi i dhënë në listën Daimel ‘përrua,’ është fare afër me ‘lumë’. Fjala lumë mund të shprehë, në Shqip, gjithë kuptimet që i janë dhënë asaj nga Shumerologjia.

Fjalia e famëshme e Listës së Mbretërve Shumerë eger-a-ma-ru-ba-ur3-ra-ta, ‘përmbytja kaloi/mbaroi’, mundet “fjalë për fjalë” të kuptohet në Shqip: “eger-a-maru-ba-urata”, ‘Përmbytja ka mbaruar, (pra:) bëj urata.’

Është një fjali me bashkërenditje, jo një e thjeshtë apo e shkurtër. Barazia e dy gjuhëve tregohet përmes fjalish, e jo vetëm përmes fjalësh të shkëputura në leksik. Kjo fjali përbën një shembull mjaft të rëndësishëm.

Ura

Urat janë Shenjë qëndrore e Qytetërimit. Nuk eshte percaktuar ende si term nga Shumerologjia. Një urë lidh brigjet e lumit, apo i çifton ato si një urëz parmende. Pra, është krejt e mundur që fjala ul që vizatohet si urëz dhe është afër me ur ‘urë’ Shqip, të kuptohet ‘urë’ në Shumerisht, sic duket edhe nga figurat.

URIM

Vlera klasike e URIM = uru15 |ŠEŠ.AB| ‘i uruar’ e lexuar urum, mund të shpjegohet përmes rum “i uruar” Hebraisht, të cilës i mungon vetëm e padukshmja u për tu bërë urum – që jep urum/ ≈ i urum ne Shqip, urim/urun/urur ≈ i urur = i uruar. Pjesa e pare, paraqet nje vizatim flamuri, si shenje e sheshit, kombinuar me shenjen e tempullit qe perfaqeson Atin, Zotin, pra, Sheshi i Tempullit, afer me konceptin qytet, nje nga kuptimet afer toponimit UR / Urim, dhe origjine e termit Urbis ‘qytet’ ne Latinisht.

Krahaso: ‘eger a maru, ba urata’ (≈ ba urime = urim5), uro Zotin/Atin, me që përmbytja mbaroi.

Pra, toponimi Urim dmth ‘i uruar, urim’ i njëjtë me Shqipen Urim.

URIM = Urim, dhe pra: Urimi ishte Qyteti i Uruar / i Urum.

Leave a Comment

Your email address will not be published.