Urime Kosovë!

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, më lejoni që në emër të Trungut familjar të patriotit Hasan Prishtina, t’ua uroj, parasegjithashformimin e kabinetit qeverisës dhe zgjedhjen Tuaj për Kryeministër. 
Sot atdheu ynë Kosova ka nevojë ta gëzojë frytin e ndryshimit që ndodhi më 6 tetor të vitit të kaluar, kurse ardhja juaj në krye të ekzekutivit të vendit, nuk është vetëm një freski në fotografinë e Kosovës, por edhe një dritë e fuqishme në fund të tunelit, që ju, bashkë me partnerin qeverisës, LDK-në, do ta shndërroni në autostradë të gjerë, nëpër të cilën do të ecë e ardhmja e këtij populli të shumëvuajtur.
Urojmë që nën udhëheqjen tuaj, Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë promotore e zhvillimit dhe nismëtare e një procesi të shëndosh të rimëkëmbjes së shtetit, si në planin e sigurisë, ashtu edhe në atë të planifikimit ekonomik e social. 

Z. Kryeministër, rinia  dhe pjesa e zhgënjyer e popullatës së Kosovës votuan programin tuaj elektoral, të bindur se ju do të jeni arsyeja kryesore e buzëqeshjes së atyre familjeve që nuk duan t’i shohin fëmijët e tyre rrugëve të mërgimit. Shpresojmë që qeveria juaj do të udhëhiqet nga ky program, kurse Republikën e Kosovës shpejt ta ktheni në binarët normal të zhvillimit dhe progresit.

Me respekt!

Mehmet PRISHTINA
………………………………..

Leave a Comment

Your email address will not be published.