Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën Pfizer / BioNTech për përdorim të gjerë. Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes Covid-19, është e sigurt për t’u përdorur.
Imunizimet mund të fillojnë brenda pak ditësh për njerëzit e grupeve me përparësi të lartë.
Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, me dy faza secila.
Rreth 10 milionë doza duhet të jenë në dispozicion së shpejti, ndërsa dozat e para mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar në ditët në vijim.
Është vaksina më e shpejtë për të kaluar nga koncepti në realitet, duke marrë vetëm 10 muaj për të ndjekur të njëjtat hapa zhvillimi që normalisht zgjasin një dekadë.
Megjithëse vaksinimi mund të fillojë, njerëzit ende duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin rregullat e koronavirusit për të ndaluar përhapjen, thonë ekspertët.
Kjo do të thotë të respektosh distancën sociale dhe të mbash maskë dhe të testosh njerëzit që mund të kenë virusin dhe t’u kërkosh atyre të izolohen. /A2