Vdekja e dyshimtë e dëshmitarit të Hagës Fadil Syleviqit !

Fadil Syleviqi ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë. Ai ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzëerit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin. Emri i Syleviqit, është përmendur edhe nga i dënuari për vrasje, Shkumbin Mehmeti, i cili më parë kishte rrëfyer për vrasjet e pasluftës në Kosovë. Mehmeti akuzoi Syleviqin se ka urdhëruar disa vrasje gjatë kohës kur grupi i tyre kriminal ishte duke funksionuar.

 

Një person është gjetur i vdekur sot në mal, në afërsi të Liqenit të Badovcit. Në media u raportua se bëhet fjalë për ish-zyrtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqin. Për këtë rast është deklaruar edhe Kryeprorkuroi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.

Munishi ka treguar se prokurori është nisur për në vendngjarje për të parë se çfarë ka ndodhur.

“Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, ka thënë Munishi për Kallxo.com.

Ndryshe, Syleviqi ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Ai ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzëerit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Syleviqin se ua ka montuar rastin.

Gjatë ditës së premte në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, njësiti i forenzikës, Instituti i Mjekësisë Ligjore ndërsa për tërheqjen e trupit janë thirrur Forcat e Sigurisë së Kosovës.

FSK është dashur të intervenonin për të larguar trupin e pajetë. Siç raportohet, të afërm të tij, që kishin qenë bashkë me Syleviqin pasditen e së premtes, kanë thënë që pati një sulm kardiak.

Mirëpo, nga ekspertët mjekësorë nuk është konfirmuar një gjë e tillë.

Pas publikimit të lajmit për vdekjen e Suleviqit, Lladrovci ka shkruar në rrjete sociale se nuk do të flasë asnjë fjalë të keqe për të vdekurin, por ka shtuar se djali dhe familja e Hafir Shalës nuk kanë vend për të vënë lule për babanë e tyre.

Kreu i Drenasit, ka refuzuar të flasë me detaje për rastin.

“Nuk do të flas për çështjet që i kam ngritur më herët, por, djali Gentrit Hafir Shala dhe familja e nderuar Shala, nuk ka vend ku të vendos lule për babanë e tij, për mjekun e UÇK-së, atdhetarin e paepur Dr. Hafir Shala. Nuk dua të flas për ata që vdesin, por, sërish dua të pyes institucionet e drejtësisë: Kush duhet ta dijë se ku prehen eshtrat e atdhetarit të madh të kombit, Dr. Hafir Shala. Athua e kanë kryer obligimin e vet institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës”, shprehet ai.

Emri i Syleviqit, është përmendur edhe nga i dënuari për vrasje, Shkumbin Mehmeti, i cili më parë kishte rrëfyer për vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Mehmeti akuzoi Syleviqin se ka urdhëruar disa vrasje gjatë kohës kur grupi i tyre kriminal ishte duke funksionuar.

“Polici Fadil Syleviqi është i përshirë në shumë vrasje”, kishte thënë shkurt Mehmeti, duke mos treguar specifikisht në cilat.

Forca e Sigurisë së Kosovës është thirrur që ta tërheqë trupin e pajetë të ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit , i cili u gjet sot afër liqenit të Badovcit.

Kjo për shkak se vendi ku u gjet ai është terren i vështirë malor dhe Policisë i është dashur ndihma e FSK-së, pjesëtarët e së cilës janë nisur në këmbë për të marrë trupin.

Në vendin e ngjarjes është ende vetura e tij, 3 km larg nga shtëpia.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.