Vedat Muriqi i bashkohet Lazios

Vedat Muriqi edhe zyrtarisht i është bashkuar Lazios nga Fenerbahce, në një marrëveshje rreth 20 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Klubi nga Serie A Lazio njoftoi përmes një komunikate në rrjetet sociale se e ka blerë përfaqësuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi besohet se ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me Lazion, e cila do ta mbajë atë në Stadiumin Olimpik të kryeqytetit italian deri në verën e vitit 2024.

Leave a Comment

Your email address will not be published.