Kosova dhe Izraeli zyrtarisht kanë formalizuar marrëdhëniet diplomatike. Akti historik ndërmjet dy shteteve u bë nëpërmjet një ceremonie virtuale ndërmjet krye-diplomates së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrit të Jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.
“Në mënyrë që të promovojnë dhe forcojnë lidhjet miqësore si dhe të zgjerohen horizontet e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe bazuar në parimet universal të ligjit ndërkombëtare për të konfirmuar përkushtimin e përbashkët në bashkëpunimin e sferës politike, ekonomike, të tregtisë dhe sferave të tjera të interes të përbashkët, Kosova dhe Izraeli tashmë kanë vendosur që të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh”, thuhet ndër të tjerash në dokumentin zyrtar.
Izraeli bëhet shteti i 117 që e njeh Republikën e Kosovës. Kjo njohje u sigurua në Uashington kur ndodhi marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë më 4 shtator.
Njëra pikë e asaj marrëveshje ishte edhe njohja e Kosovës nga Izraeli e pastaj Prishtina ta ketë ambasadën e saj në Jerusalem si kryeqytet i shpallur i Izraelit me vendim të ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Me këtë rast kryediplomati i Israelit tha se me këtë marrëveshje po bëhet histori.
“Po bëjmë historinë, po lidhim marrëdhënie diplomatike në mes të Kosovës, një moment i rëndëishëm ky. Sot është mundësia të ngrisim këto marrëdhënie në nivelë diplomatik. Njohja e shtetit të Kosovës nga Izralei vjen pas marrëveshjes të arritur në SHBA”.
“Sot kam pranuar kërkesën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem dhe shpresojmë ta hapim sa më shpejtë atë’.
Haradinaj-Stublla gjatë fjalës së saj pas nënshkrimit ceremonisë ka cilësuar se ky zyrtarizim i marrëdhënieve me Izraelin është një ndër arritjet më të mëdha të Republikës së Kosovës.
“Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha Haradinaj.
Haradinaj-Stublla falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe mundësinë për krijimin e marrdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, teksa theksoi se kjo marrëdhënie nuk do të prishet asnjëherë pasi çdoherë ka qenë e mirë.
“Kjo ceremoni është dëshmi për dekadat që do të vijnë. Duke e nënshkruar këtë marrëveshje, kjo hap një horizont të ri. Sot e kemi shkruar me shkronja të arta për një të ardhmen më të mirë”, tha mes tjerash Haradinaj-Stublla.