Ne traditen demokratike, aktiviteti shkencor nuk institucionalizohet ose zyrtarizohet. Aktiviteti shkencor supozohet qe eshte shprehje e lirise individuale, ndaj dhe nuk ndodh ndonjehere qe institucionet e arsimit, si publike ashtu edhe private, per te mos bere fjale fare per institucione shteterore, te dalin me versione zyrtare. Per shembull, ne Universitetin e Harvard-it, kerkuesit shkencore botojne ne kapacitetin e tyre personal, dhe asnjehere ne ate institucional.
Nga Ermal FRASHËRI
Ditet e fundit, mesova nga shtypi mbi iniciativen e fundit te “Akademise se Shkencave” per te botuar nje punim historik qe ne menyre eksplicite ose implicite projektohet per te qene version zyrtar i Historise se Shqiptareve. Me thene te drejten, kur e pashe, thashe njehere me vete se ndoshta mos jam ngaterruar gje, por pasi e lexova ne dy a tre media te ndryshme, arrita ne ate lloj realizimi te tipit, “ups, e paskan bere prape!” Ndaj dhe kjo me shtyu qe te hedh ne leter disa mendime per keto lloj perpjekjesh per te “zyrtarizuar” te kaluaren e Shqiptareve.
1. Mendesia totalitare. Ne traditen demokratike, aktiviteti shkencor nuk institucionalizohet ose zyrtarizohet. Aktiviteti shkencor supozohet qe eshte shprehje e lirise individuale, ndaj dhe nuk ndodh ndonjehere qe institucionet e arsimit, si publike ashtu edhe private, per te mos bere fjale fare per institucione shteterore, te dalin me versione zyrtare. Per shembull, ne Universitetin e Harvard-it, kerkuesit shkencore botojne ne kapacitetin e tyre personal, dhe asnjehere ne ate institucional. Eshte antiteze e shkences cdo perpjekje per te “zyrtarizuar” punimin shkencor.
Ne rastin ne fjale, nje institucion si “Akademia e Shkencave,” qe ne vetvete eshte remishence e te kaluares totalitare, pretendon te krijoje perseri nje tip versioni zyrtar te historise. Kjo ngjan njesoj si gjate kohes se diktatures se proletariatit kur Partia zyrtarizonte fabula qe i pershtateshin ideologjise se saj dhe perjashtonte me dhune çdo perspektive tjeter. Kjo gje eshte shqetesuese per faktin se edhe njehere synohet te keqperdoret autoriteti institucional per te monopolizuar shkencen, dhe me konkretisht, historine. Per me teper, kjo vjen ne nje kontekst ku ne si vend kemi ende nje qasje problematike ndaj te shkuares. Tentativa te tilla e kane te veshtire te sjellin kontribute emancipuese ose iluminuese, perkundrazi, ato perforcojne ideologjizimin e shkences, paragjykohen si te anshme, si dhe riciklojne problemet e te shkuares.
Per ta ilustruar me shume mendimin; ne Amerike, per shembull, megjithese ekzistojne institucionet me te mira shkencore ne bote, nuk i shkon asnjerit ne mendje te beje punime historike zyrtare. Historia, ashtu si dhe kerkimi shkencor ne cdo fushe, eshte produkt i kerkimit individual, ndaj dhe ajo shkruhet dhe rishkruhet vazhdimisht, gjithe kohes. Shkencetaret ne bote e kane si pjese te kredos profesionale distancimin dhe pavaresine nga institucionet. Eshte thjesht deluzion te mendosh qe mund te shkruhet nje version zyrtar i historise.
Projektimi i nje studimi historik si versioni zyrtar i ngjarjeve ne fakt demton cilesine e punimeve, hedh dyshime mbi saktesine dhe interpretimin e te dhenave, dhe shpesh here trajtohet nga koleget e tjere ne bote si nje tjeter tentative manipulimi i historise.
2. Organizimi i grupit te punes. Perveç sa thashe me lart, menyra e organizimit te “grupit te punes” qe ka marre persiper te shkruaje ate qe projektohet si versioni zyrtar i historise le per te deshiruar, dhe si rrjedhoje kompromenton qe ne gjeneze nje projekt qe eshte sensitiv dhe i brishte nga natyra. Dy observime per perberjen e grupit te punes: se pari, ndonese ka te pakten dy gjenerata shkencetaresh Shqiptare ne diaspore, nuk di te jete bere ndonje thirrje nga Akademia per pjesemarrjen e tyre ne kete projekt (pavaresisht se nga ç’fare kam lexuar, do jene bashkeautore dhe disa historiane Kosovare).
Kjo eshte problematike ne vetvete sepse ka efektin e perjashtimit institucional te diaspores nga kerkimi shkencor ne vend, sidomos per nje projekt qe synon te preke te gjithe Shqiptaret, si dhe nuk ndryshon qasjen e pergjithshme ndaj shkences.
Dhe se dyti, me gjithe respektin, por ne grup shikon qe marrin pjese figura si z. Paskal Milo dhe z. Pellumb Xhufi, qe me teper njihen per protagonizmin e tyre te theksuar politik. Nuk kerkon shume imagjinate te kuptosh se si mund te shkruhet historia kur autoret jane politikane. Pa neglizhuar kontributet e tyre si historiane, mendoj se do ishte e dobishme qe ata te distancoheshin vete nga ato pjese te historise per te cilat jane shprehur politikisht. Kjo do krijonte hapesiren qe te fokusohen ne ato pjese te historise per te cilat nuk paragjykohen. Ky veprim thjesht do rriste me shume perceptimin e pavaresise se punimit.
Per ta perfunduar, projekte te kesaj natyre jane sensitive, dhe kerkojne nje kujdes te veçante si ne organizimin e tyre, po ashtu dhe ne formimin e ambicieve dhe pritshmerive. Nuk ka nevoje te trumbetohen si histori suksesi ende pa nisur puna. Testi i vertete i tyre eshte perballja me realitetin, pasi te botohen, si dhe validimi nga komuniteti i gjere i historianeve dhe kerkuesve shkencore. Per kete ballafaqim dhe validim, vula institucionale nuk sherben dot si mburoje.