Vdekjet e të moshuarve nga përdorimi i viagrës nuk janë të pakta në Kosovë, pasi këta persona e përdorin këtë ilaç pa recetën e mjekut. Specialisti i Seksologjisë në Kosovë, Hajrullah Fejza për këtë bën përgjegjës mjekët dhe farmacistët, pasi sipas tij shitja e viagrave në farmaci po bëhet ilegalisht, ndërsa mjekët nuk i pyesin pacientët e tyre për shëndetin seksual.
“Po më irriton shumë fakti si rasti që ka ndodhur në Gjakovë, të gjitha mediet u morën më të. OK, por, në një farë formë po diskretohet familja, me lajme bombastike ‘vdiq një i moshuar më një vajzë të re në një motel’. Për mua ky nuk është lajm bombastik, më falni. Ky është alarm, lajm i madh është kur t’i bëni fajtor mjekët dhe farmacistët. Personi në fjalë që ka shkuar të bëjë marrëdhënie seksuale, ka shkuar se ka pasur nevojë, nuk është faji i tij pse e ka pirë viagrën në mënyrë të gabuar. Është faji ynë, i komunitetit të mjekëve dhe farmacistëve që kemi ardhur deri në këtë shkallë që nuk i pyesim, nuk i udhëzojmë dhe nuk u tregojmë pacientëve për mënyrën e marrjes së këtyre ilaçeve, për rreziqet”, tha mjeku.
Specialisti i seksologjisë ka treguar për arsyet se pse mjekët në Kosovë nuk bisedojnë me pacientët për jetën seksuale të tyre.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për problemet më të mëdha seksuale që kanë burrat dhe gratë në Kosovë, si dhe për shkaktarët e divorceve.
“Shumica e divorceve ndodhin për shkak të mos përputhjes së tyre seksuale. Martohen, tentojë të kenë një jetë bashkëshortore normale. Pra, kjo ndodhë për shkak të edukimit të tyre seksual. Partneri mashkull kryesisht nuk e dinë fazën e përgjigjes seksuale tek femra. Duke qenë që është i paedukuar seksualisht, pra i pa informuar nuk e din as çka është orgazma tek partneri, e ngatërron shpesh orgazmën me lubrifikim. Ka një mungesë komunikimi tek çiftet për shkak të turpit që mund të kenë ata bisedat më intime të kënaqësive seksuale”.