E para, data 26 gusht është dita të përkujtojmë Nënë Terezën. Një shenjtore. Një figurë tashmë internacionale. Vetë fjala “katolike” d.m.th universale.
Por inspiruar prej saj, prej Tereza Bojaxhiut, do të përmendja dhe një shkupjane tjetër, një grua me emër të madh, e lenë kaq kohë në heshtje, Justina Shkupin. Kjo kush është? Kush është Justina Shkupi?
Murgeshën Nobeliste, Nënë Terezën e Kalkutës nuk e lejonte regjimi i Enver Hoxhës të vinte në atdhe. Që ajo të merrte lejen e ardhjes në Shqiperi, kishin ndërhyre te autoritetet shqiptare princesha Diana e Anglisë, apo dhe Sharl De Goli, presidenti i Francës.
Vizita e pare e Nene Terezes ne Shqiperi. E presin ne aeroport Nexhmije Hoxha dhe kusherira e saj doktoreshe Adelina Mazreku
Pati ndërhyrje dhe nga OKB-ja që, me së fundi, atë e lejuan të realizonte ngulmimin e saj, ardhjen në vendin e origjinës.
Kur Nënë Tereza erdhi tek ne, në gusht të vitit 1989, ajo ishte e hyjnizuar përtej figurës së helmët të asaj që këtu e priti,Nexhmijes së Hoxhajve.
Ajo Tereza e Kalkutës, si fetarisht e përvuajtur, dinte të hante bukë dhe me gjarprin. Dinte helmin ta shndërronte në ëmbëlsi. Një jetë të tërë ishte përgatitur që helmin komunist ta gëlltiste. Dhe këtij helmi nuk iu tremb. Ajo kishte peng ketu ne Tirane dashurinë e disa njerëzve që koha e kuqe i kishte varrosur. Ajo donte t’i ringjallte. Ishte Tereza e shenjtë qe zbriste dritën e Hyjit në tokën e harruar.
Çudia qëndron përtej propagandës, që ngjan se po shqiptoj.
Në Tiranë Nënë Tereza, veç të tjerëve, kërkoi te dinte se ku e kishte varrin, shoqja e saj e bankës në shkollën fillore. Ku e kishte varrin mikja e fëmijërisë, Justina Shkupi.
Kush e njihte Justina Shkupin?
Ku e ka varrin, këmbëngulte Nënë Tereza?
Justina Shkupi
U desh të vinte Bardhosh Gaçja nga Vlora që të gjente se ku e kishte varrin Justina Shkupi, mikja e fëminisë e Nënë Terezës.
Dikur të dyja gocat nga Shkupi, Gonxhja dhe Justina, ishin ndare për të mos u parë më. Më tej ato ishin bërë internacionaliste. Secila në mënyrën e vet.
Petro Marko e ka personazhe të romanit “Hasta la Vista” infermieren shqiptare “motrën Justina Shkupi”, luftëtaren në brigadat internacionaliste të Luftës së Spanjes.
Pas Spanjës Justina shërbeu si infermiere ne Tiranë. Pa njeri, ajo jetoi pa shtëpi, jetoi në ferrin e barakave pranë spitalit civil (sot spitali Nënë Tereza). Si infermiere beqare kështu e shtyu jetën deri nga fundi i viteve ’80 të shekullit që shkoi.
Petro Marko, ish interbrigadisti i Spanjës, si vëllai i saj i Spanjës, me lekët nga honorari i romanit “Nata e Ustikës”, i bëri një pllakë betoni, i vuri dhe emrin mbi varr, asaj Justina Shkupit, që vdiq pa njeri. Dëshmitar të kësaj la Bardhosh Gaçen.