Vjosa Osmani: Vetëm Erdogan mund ta bindë Vuçiqin për njohjen e Kosovës

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiç që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që  ta pranojë pavarësinë e Kosovës”. Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin TRT WORLD, duke theksuar se beson se vetëm ai mund ta bindë presidentin serb për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.

“Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, theksoi Osmani.

Disa ditë më parë, presidenti Vuçiç bëri të ditur se ka refuzuar planin e propozuar nga Franca dhe Gjermania që parashikonte pranimin nga Beogradi zyrtar të Kosovës së shtet të pavarur dhe të ishte anëtare e OKB-së, si dhe disa organizmave ndërkombëtare dhe në këmbim Serbia të përfitonte anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Europian.

Leave a Comment

Your email address will not be published.