Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje operacionit të trupave amerikane për vrasjen e gjeneralit të Iranit Qassem Soleiman.
Haradinaj ka deklaruar se Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-së dhe se ‘veprimet fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej’.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje.
Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej.
Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën.
Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të.