Të mërkurën në mbrëmje u trondit Kosova nga një ngjarje makabre, ku një grua u vra ish-bashkëshorti i saj. Menjëherë pas raportimeve për vrasjen e gruas shtatzënë, media e ka kontaktuar Policinë e Kosovës e cila ia ka konfirmuar vrasjen.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare”.
“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë zyrtarja e për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.
Më vonë, lajmin se viktima u qëllua për vdekje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e konfirmoi edhe vetë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Është larguar trupi i pajetë i viktimës femër, 35-vjeç, nga oborri i QKUK-së në Prishtinë. KosovaPress mëson se viktima ka qenë e divorcuar dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj.
Viktima po ashtu është pranuar në vikend në gjinekologji dhe ishte në pritje të lindjes. Para se të ndodhë akti makabër, sipas dëshmitarëve ka pasur fjalosje verbale mes ish-çiftit.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeç.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
Në shtëpinë respektive policia ka arritur tash e sa kohë, ndërsa familjarët, ata që kanë mundur të flasin, kanë dhënë detaje.
Njëri prej tyre gjithashtu ka thënë për Nacionalen se vjehërrit e viktimës dje kanë qenë në spital. Ata i sollën tashmë të ndjerës para e rroba për fëmijën. Megjithatë, të njëjtat i kishte refuzuar.
“Vjehërrit e viktimës kanë qenë dje në spital dhe i kanë dërguar para e rroba për fëmijët. Ajo s’i pranoi. I ka thënë që po kërkon vetëm ndarje”, i tha ky i afërm i viktimës.