Vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime, prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili paraditen e 31 dhjetorit 2020 qëlloi për vdekje dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në banesë në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Ademi zbrazi të gjithë plumbat që ndodheshin në karikator në drejtim të Zhaneta Metanit, e dashura e autorit të krimit Përparim Ademi dhe motrës së saj Kristina Bardhi.

Autori i krimit të dyfishtë ka pranuar se para më shumë se 20 vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristina Bardhin. Më pas, ai ka thënë se është lidhur me motrën e saj, Zhaneta Metanin, me të cilën pretendon se ka edhe një fëmijë, por nuk e ka të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ai ka thënë në gjykatë se ka bërë edhe udhëtime me dy motrat dhe gruan e tij në Pogradec dhe Greqi. 59-vjeçari Ademi ka deklaruar se ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e te shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen.

Përparimi ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër. Madje, ai ka shkuar tek punëdhënësi i Zhanetës, duke kërkuar largimin nga puna të një personi, tek i cili ai dyshonte.

Përparim Ademi ka përdorur si karrem fëmijën e njërës prej motrave për të hyrë në banesën e tyre, të cilat me sa duket e kanë kuptuar rrezikun për shkak të tentativës për t’u ndarë përfundimisht me të.

Kur e kanë parë ardhjen e tij, dy motrat që po hanin bukë, kanë tentuar të mbyllin derën, por ai ka qëlluar me armë duke i lënë të vdekura në vend. Përparim Ademi ka hapur zjarr fillimisht në derë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të dy motrave.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi.

Aktualisht, Ademi ndodhet në burg për 3 vepra penale, atë të vrasjes së dyfishtë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të fëmijëve. Pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani,  Prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve. Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që ka pasur me motrat në Selanik.

“Përdhunoi mamin në motel…”, dëshmia tronditëse e djalit të Zhaneta Metanit

Anxhelo, djali i Zhaneta Metanit, gruas që u vra bashkë me motrën mëngjesin e 31 dhjetorit nga Përparim Tela konfirmoi sot në “Shqipëria Live” se ajo u mor me dhunë e u përdhunua nga Përparimi një ditë para krimit makabër.

Ai shprehet se mamanë e tij e përdhunoi në një motel dhe kur erdhi ishte e trumatizuar dhe dukej si e vdekur.

“Mami erdhi nga ora 6-7, ishte si e vdekur. Edhe ne na trembi, ishte e traumatizuar. Ne donim të merrnim policinë, folëm edhe me autorin. U zgjat shumë, prit të nesërmen për të marrë një urdhër mbrojtje. Në 31 u zgjova t’i them mirëmëngjes, as 5 minuta nuk kaluan dhe ra dera”, tha ai.

Si ndodhi ngjarja?

Mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas Përparim Tela vrau e breshëri kallashnikovi dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanin në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit.

Ndërsa ditën e djeshme, ngjarja mori një rrjedhë krejt tjetër, ku Bashkim Metani, vëllai i dy viktimave tha se autori i ka shfrytëzuar për prostitucion motrat e tij në Francë. Ai gjithashtu tha se ato jetonin në një banesë me qira bashkë me bashkëshorten e tij, Vjollca Tela.

Ndërsa motra e dy viktimave tha se Përparim Tela ka trafikuar 10 fëmijë, pasi i linte shtatzënë dy viktimat. Sipas saj edhe bashkëshortja e tij ka trafikuar fëmijë të saj pasi nuk arritën dot që të mbaronin vilën dhe u duheshin para. Një rrejt i mirëfilltë trafikimi fëmijësh dhe prostitucioni mes një familjeve ku anëtarët e saj bashkëjetonin me njëri-tjetrin, shkruan  noa.al.

Mediat greke: Zbulim i rëndë për trafikimin e foshnjave

Vrasja makabër e dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani ka marr vëmendjen edhe të mediave greke, ku kanë shkruar për vrasjen e dy motrave në Astir nga Përparim Ademi.

Ata e kanë vënë theksin në trafikimin e fëmijëve, për të cilët motra dhe vëllai i Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit thanë se mbi 10 foshnja janë shitur në Selanik.

Sipas dëshmive, Përparim Ademi shkonte në Greqi me dy motrat dhe gruan e tij, e cila dyshohet se kishte rënë dakord për shitjen e foshnjës së tyre.

Vëllai i viktimave ka thënë se autori i krimit merrte foshnjat nga materniteti me ndihmën e një avokati.

Pas vrasjes së dyfishtë në Tiranë, duket se është një rrjet i trafikut të foshnjave që vepronte gjithashtu në Selanik.

Sipas mediave greke ky është një zbulim i tmerrshëm për trafikimin e foshnjave në Shqipëri dhe Greqi.

Leave a Comment

Your email address will not be published.