Vuçiq e di çfarë ka në mendje Putini

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë e nisur paprovokim nga Rusia. Ai ka thënë se secili vendim që do të merrej nga Serbia për sanksione ndaj Rusisë, do të ngrinte pikëpyetje, raporton B92 të shtunën.

“Unë mendoj se ne kemi marrë vendimin më të drejtë dhe më të mirë për ne. Dhe si mund të na bëjnë presion ata që zgjedhin çfarë sanksionesh duan dhe çfarë nuk duan, dhe ata vërtet duan që ne të vendosim sanksione që ata nuk i duan”, tha ai.

Vuçiq megjithatë ka thënë se presidentin rus e njeh shumë mirë, madje më mirë nga të gjithë liderët.

“Besoj se Putin e njoh më mirë se 99% e liderëve të botës dhe e kuptoj atë që ka në mendjen e tij. Mendoj se Perëndimi e befasoi në fillim dhe se tani është në një situatë ku nuk ka ku të shkojë dhe se ai befason më shumë Perëndimin dhe duhet të luftojë”, tha ai.

Vuçiq ka shpjeguar se Serbia nuk ka vepruar politikisht por në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. Ai theksoi se Serbia duhet të mbrojë ekskluzivisht interesat e saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published.