Vuçiq flet nga Ohri: Arritëm një lloj marrëveshje, por unë nuk nënshkrova asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur pas takimit maratonik në Ohër me kryeministrin Kurti.

Vuçiq ka thënë se kanë arritur një lloj marrëveshje, por ka shtuar se ai as sot nuk ka nënshkruar asgjë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Sot ishte dita kur duhet të merreshim vesh për planin e zbatimit. Në lloj marrëveshje kemi arritur dhe unë jam i lumtur për këtë.

Kjo nuk do të jetë e gjitha. Disa pika për të cilat jemi marrë vesh do të jenë pjesë e rrethit negocioues për të dy vendet dhe BE-ja do të vendos që ato të jenë pjesë. Këshilli i Evropës në një proces që do të jetë i gjatë do të vendos se kush sa ka bërë nga plani i implementimit. Për neve e rëndësishme është që Asociacioni është vendosur si prioritet. Unë sot nuk kam nënshkruar asgjë. Të dyja vendet kemi treguar pikat tona të kuqe. Nuk ishte dita D, por mendoj se ishte ditë e mirë”, tha  ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published.