Vuçiq: Në nëntor nis ndërtimi i autostradës Nish-Merdare dhe gazsjellësit Nish-Prishtinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në fillim të nëntorit do të fillojë ndërtimin e seksionit të parë të parë të autostradës Nish-Merdare, si dhe ndërtimin e tubacionit të gazit Nish-Prishtinë 114 kilometra.

Ai në Prokuplje ka thënë se kjo do të jetë një nga zonat më të vështira për ndërtimin e autostradës.

“Nga ato 77 kilometra, ne do të kemi 85 ura, 18 kilometra do të jenë përmes tuneleve”.

Vuçiq gjithashtu tha se ndërtuesit i pret punë e vështirë, por se do të kujdesen që të përfundohet sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan KoSSev.

Presidenti serb njoftoi gjithashtu se për këtë pjesë të autostradës do të ndahen 255 milionë euro, nga të cilat BE do të sigurojë 40 milionë.

Autostrada Prishtinë-Merdare, e njohur ndryshe edhe si “Autostrada e Paqes”, është një nga projektet e përfshira në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.