Arkeologët në Meksikë kanë zbuluar një hyrje të fshehtë të pallatit të lashtë të fisit Maja në qytetin Uxmal.
Hyrja e fshehtë besohet se daton që prej vitit 670 dhe përmban harqe të larta deri në shtatë metra.
Këto harqe janë të dekoruar në stilin që besohet se i takon periudhës Puuc që njihet për gurët e lëmuar dhe me vija të bukura.
Arkeologët besojnë se zbulimi i kësaj hyrje mund të shpie në gjetjet e reja të civilizimit të lashtë të Majave.
Kjo hyrje mund të zbulojë më shumë rreth ceremonive qeverisëse dhe tradicionale që janë zhvilluar në Uxmal.
Arkeologët kanë zbuluar edhe artefakte, përfshirë një maskë të perëndisë së shiut.
“Është një ndërtesë e rëndësishme që po e hulumtojmë. Gjatë procesit të restaurimit kemi hasur në zbulime të rëndësishme”, ka thënë arkeologu Jose Huchim.
Perandoria e fisit Maja përjetoi namin më të madh mes viteve 250 deri 950.
Kjo perandori kishte shtrirje që prej Guatemalës, Hondurasit dhe në perëndim të El Salvadorit.
Besohet se në shekullin e tetë Majat kishin 15 milionë banorë dhe një perandori të avancuar me kalendar të saktë dhe matje të mira astronomike.