Zgjadhjet në SHBA, Biden më pranë fitores

Kandidati demokrat, Joe Biden, mori hov të madh në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas parashikimeve për fitoren e tij në Miçigen dhe Uiskonsin. Megjithatë, numërimi i votave vazhdon në disa shtete kyçe, duke e lënë të paqartë rezultatin edhe dy ditë pas zgjedhjeve.

Me 16 votat elektorale të Miçigenit dhe 10 të Uiskonsinit, Biden ka 253 vota elektorale, përballë presidentit Donald Trump me 214 vota elektorale.

Fitimet në Arizona dhe Nevada – dy shtete të vëzhguara nga afër në mesin e atyre që ende numërojnë – do t’i jepnin Bidenit 270 votat e nevojshme elektorale.

Fitoret e Bidenit në Miçigen dhe Uiskonsin e lanë Trumpin, i cili i fitoi të dyja këto shtete më 2016, me më pak mundësi për të fituar.

Fushata e Trumpit, republikan, tha se do të kërkojë rinumërim të votave në disa qarqe të Uiskonsinit, edhe pse ekspertët zgjedhorë thonë se margjina e fitores normalisht është e vështirë për t’u kapërcyer në rinumërim.

Biden kryeson në Uiskonsin me 49.6 për qind, kundrejt Trumpit me 48.9 për qind. Një kandidat mund të kërkojë rinumërim nëse margjina e fitores është më pak se 1 për qind.

Pas parashikimeve për fitore në Miçigen, Biden tha se pret që t’i fitojë zgjedhjet.

“Pas një nate të gjatë të numërimit, është e qartë se do të fitojmë shtete të mjaftueshme, për të arritur 270 votat elektorale, të nevojshme për të fituar presidencën”, tha Biden.

“Nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por jam këtu për të raportuar se kur numërimi të përfundojë, ne besojmë se do të jemi fituesit”, tha ish-zëvendëspresidenti 77-vjeçar, Joe Biden.

Trump hedh akuza për manipulim votash

 

Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të ejten mbrëma pohoi pa prova se po i vidhej një mandat i dytë.

“Nëse llogaritni votat e ligjshme, unë fitoj me lehtësi”, tha Presidenti Donald Trump. “Nëse numëroni votat e paligjshme, ata mund të përpiqen të na vjedhin zgjedhjet.”

Trump hedh akuza për manipulim votash

Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të ejten mbrëma pohoi pa prova se po i vidhej një mandat i dytë.

“Nëse llogaritni votat e ligjshme, unë fitoj me lehtësi”, tha Presidenti Donald Trump. “Nëse numëroni votat e paligjshme, ata mund të përpiqen të na vjedhin zgjedhjet.”

Presidenti Trump shpenzoi 16 minuta në dhomën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë duke thënë se avantazhet që ai mbajti në shtetet e lëkundura po “eliminoheshin fshehurazi” ndërsa vazhdonte numërimi i votave.

Ish-nënpresidenti Joe Biden, kandidati për president i partisë demokrate, kryeson ndaj Presidentit Trump si në votën popullore ashtu edhe në numërin më të rëndësishëm të votave të Kolegjit Zgjedhor, i cili përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale.

Leave a Comment

Your email address will not be published.