Nga 28 shtatori, Kosova do të largohet nga lista e karantinës në Zvicër.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik për koronavirusin. Britania e Madhe, Portugalia dhe Belgjika janë përfshirë në këtë listë ndërsa Kosova është hequr, njofton sda.ch.
Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për 59 shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve. Më 11 shtator ishin 51 shtete dhe regjione të kësaj kategorie
Lista e re do të hyjë në fuqi të hënën, 28 shtator, siç është njoftuar nga BAG. Kushdo që hyn nga një prej vendeve të rrezikut duhet të jetë në karantinë për dhjetë ditë.