Pandemia COVID-19 është me rëndësi të veçantë për industrinë e duhanit për shkak të natyrës së sëmundjes. Është një infeksion viral i mushkërive që mund të jetë i rëndë dhe fatal. Një mori kushtesh që lidhen me duhanpirjen janë identifikuar si faktorë shoqërues të riskut duke përfshirë dhe sëmundjet e frymëmarrjes.
Industria ka investuar në ndërmarrjet bioteknologjike dhe farmaceutike dhe këto janë përfshirë në zhvillimin e vaksinave për COVID-19. Këto investime janë pjesë e strategjisë së biznesit të industrisë së duhanit, që i bënë këto kompani pjesë të zgjidhjes.
“Krijimi i një furnizimi të mjaftueshëm të vaksinave COVID-19 brenda vitit të ardhshëm është një sfidë e cila do të kërkojë qasje të shumëfishta, me teknologji të ndryshme”, tha Dr. BruceClark, President dhe CEO i Medicago. “Teknologjia jonë me bazë bimore është e aftë të kontribuojë në zgjidhjen kolektive të kësaj emergjence të shëndetit publik.”
Nga ana tjetër, edhe specialistët e duhanit vërejnë ngjashmëri midis këtyre dy pandemive, duke sugjeruar përdorimin e përvojës së fituar nga Covid-19 për të trajtuar pandeminë e Duhanit. Sipas tyre është e rëndësishme që duhanpirësit të kenë akses në produktet elektronike të duhanit me risk të reduktuar, si një zgjidhje për pandeminë e duhanit.
Gjatë Forumit Global mbi Nikotinën dhe Duhanin, ndërsa krahasonte pandeminë e duhanit me Covid-19, DerekYach Presidenti i Fondacionit për një botë pa duhan tha: “Nëse shikoni numrin e vdekjeve që ndodhin çdo ditë, dhe potencialin e produkteve që i bëjnë njerëzit të ndryshojnë, ne duhet të mendojmë se procesi i hartimit të rregullave është shumë i ngadaltë. Krahasuar me Covid-19 nuk ka asnjë ndryshim përveç kohës. Nëse marrim të njëjtën qasje si bëmë me Covid-19 dhe të pranojmë produktet që mund të shpëtojnë jetë, mund të shohim përparim në shpejtësinë e dritës”.
Yach gjithashtu insiston se është i nevojshëm përdorimi i të njëjtës qasje që qeveritë sugjeruan për Covid-19. “Ajo që kemi parë nga pandemia Covid-19 është modeli i fuqisë për të drejtuar disa nga politikat edhe pse disa nuk kanë qenë perfektë në shumë vende, është për të tërhequr vëmendjen e publikut përmes shumë aktivizimeve. Ajo që e bën modelin e pandemisë së duhanit shumë më të mirë dhe më të lehtë është se ka projekte të vërteta për vitet e ardhshme, sepse në këtë rast kemi një përvojë shumë vjeçare në modelimin e asaj që çfarë ndodh nëse pimë duhan, ose nëse e lëmë atë në mosha të ndryshme. Ajo që duhet të bëjmë tani është publikimi i modeleve të asaj që ndodh nëse shtojmë zvogëlimin e dëmit në mënyrë thelbësore në këtë tranzicion afatgjatë”.