Covid-19 dhe pandemia e duhanit, marrëdhënia simbiotike

Pandemia COVID-19 është me rëndësi të veçantë për industrinë e duhanit për shkak të natyrës së sëmundjes. Është një infeksion viral i mushkërive që mund të jetë i rëndë dhe fatal. Një mori kushtesh që lidhen me duhanpirjen janë identifikuar si faktorë shoqërues të riskut duke përfshirë dhe sëmundjet e frymëmarrjes.

Prej fillimit të pandemisë pjesëmarrja e industrisë së duhanit në zhvillimin e vaksinave ka qenë aktive.

Industria ka investuar në ndërmarrjet bioteknologjike dhe farmaceutike dhe këto janë përfshirë në zhvillimin e vaksinave për COVID-19. Këto investime janë pjesë e strategjisë së biznesit të industrisë së duhanit, që i bënë këto kompani pjesë të zgjidhjes.

PMI zotëron 40% të aksioneve në Medicago dhe gjithashtu po përpiqet të prodhojë një vaksinë COVID-19 duke përdorur bimën e duhanit. Platforma inovative e Medicago dhe teknologjia e prodhimit me bazë bimore po ndihmon në diversifikimin e grupit të vaksinave COVID-19.

“Krijimi i një furnizimi të mjaftueshëm të vaksinave COVID-19 brenda vitit të ardhshëm është një sfidë e cila do të kërkojë qasje të shumëfishta, me teknologji të ndryshme”, tha Dr. BruceClark, President dhe CEO i Medicago. “Teknologjia jonë me bazë bimore është e aftë të kontribuojë në zgjidhjen kolektive të kësaj emergjence të shëndetit publik.”

Medicago pret që të jetë në gjendje të prodhojë afërsisht 100 milion doza deri në fund të vitit 2021.

Nga ana tjetër, edhe specialistët e duhanit vërejnë ngjashmëri midis këtyre dy pandemive, duke sugjeruar përdorimin e përvojës së fituar nga Covid-19 për të trajtuar pandeminë e Duhanit. Sipas tyre është e rëndësishme që duhanpirësit të kenë akses në produktet elektronike të duhanit me risk të reduktuar, si një zgjidhje për pandeminë e duhanit.

Gjatë Forumit Global mbi Nikotinën dhe Duhanin, ndërsa krahasonte pandeminë e duhanit me Covid-19, DerekYach Presidenti i Fondacionit për një botë pa duhan tha: “Nëse shikoni numrin e vdekjeve që ndodhin çdo ditë, dhe potencialin e produkteve që i bëjnë njerëzit të ndryshojnë, ne duhet të mendojmë se procesi i hartimit të rregullave është shumë i ngadaltë. Krahasuar me Covid-19 nuk ka asnjë ndryshim përveç kohës. Nëse marrim të njëjtën qasje si bëmë me Covid-19 dhe të pranojmë produktet që mund të shpëtojnë jetë, mund të shohim përparim në shpejtësinë e dritës”.
Yach gjithashtu insiston se është i nevojshëm përdorimi i të njëjtës qasje që qeveritë sugjeruan për Covid-19. “Ajo që kemi parë nga pandemia Covid-19 është modeli i fuqisë për të drejtuar disa nga politikat edhe pse disa nuk kanë qenë perfektë në shumë vende, është për të tërhequr vëmendjen e publikut përmes shumë aktivizimeve. Ajo që e bën modelin e pandemisë së duhanit shumë më të mirë dhe më të lehtë është se ka projekte të vërteta për vitet e ardhshme, sepse në këtë rast kemi një përvojë shumë vjeçare në modelimin e asaj që çfarë ndodh nëse pimë duhan, ose nëse e lëmë atë në mosha të ndryshme. Ajo që duhet të bëjmë tani është publikimi i modeleve të asaj që ndodh nëse shtojmë zvogëlimin e dëmit në mënyrë thelbësore në këtë tranzicion afatgjatë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.