GËZUAR 50 VJETORI I SH.M.E. “HASAN PRISHTINA” NË MITROVICË (1974-2024)

Fjalimi i Mehmet Prishtina – Drejtor i Fondacionit “Hasna Prishtina” me rastin e 50 vjetorit të themelimit të SH.M.E. “Hasan Prishtina” në Mitrovicë

Shkolla Ekonomike në Mitrovicë e filloi punën me dy paralele, një në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbo-kroate në kuadrin e ish-Gjimnazit “Silvira Tomazini” në Mitrovicë, në vitin shkollor 1960-1961. Me 1974 është pavarësuar dhe nga ai vit e gjerë më sot funksionon si shkolla e mesme e lartë ekonomike. Gjerë në vitin 1990 në këtë shkollë mësimi është zhvilluar në gjuhën shqipe dhe serbo-kroate. Profesor Mr.sc. Ahmet Maloku (1929-1999) njihet si figura kyçe me vendosmërinë dhe konsistencën e të cilit është arritur të jetësohet emri i kolosit “Hasan Prishtina” në vitin 1991 në shkollën e mesme ekonomike. Prej vitit 1991 e gjerë në vitin 1998, per shkak te masave te dhunshme nga pushtuesi serb,  këshilli i mësimdhënësve shqiptarë, pavarësisht asaj, së bashku me nxënës vazhduan punën dhe mësimin jashtë objektit të vetë në kushte shumë të vështira si të gjithë shkollat tjera në Kosovë, nuk humbën identitetin dhe idenë duke e ditur se arsimi është streha e kombit shqiptar.

Shkolla e mban emrin e patriotit tonë të madh, “Hasan Prishtina” i cili ishte intelektual, politikan, ministër dhe kryeministër i Shqipërisë. Ideolog i bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe kryengritës i pashoqe për të drejtën e çështjes shqiptare.

Për dy mandate në krye të kësaj Shkolle është Drejtori z. Abdullah Bejtullahu, i cili me pune të palodhshme dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm po vazhdon punën e paraardhësve të kësaj shkolle, për ka ngritur kështu cilësinë e arsimit të kesaj shkolle ne nivelet me të larta. Të gjitha shkollat kane për obligim të nxjerrin kuadro sa me të pergadituta por sikur kjo shkolla ka obligim të dyfishte ngase mban emrin e Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, i cili njihet për kontributin e tij të pashoq në përhapjen e arsimit shqip në truallin e moçëm shqiptar. Kjo shkollë ka mbajtur me mburrje e krenari emrin e Hasan Prishtinës, në kohët më të vështira, udhërrëfyesin më të mirë ka pasur pikërisht Heroin kombëtar Hasan Prishtina, andaj ka arsye që personeli i kësaj shkolle sot, të mburret me kuadrot e tyre të cilët janë të shpërndara në të gjitha anët e botes.

Është nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të jem në mesin tuja, për të përçuar tek ju mesazhin dhe urimet më të mira për këtë shkolle dhe për sukseset e mëdha të në ardhme.

Në shenje respekti për kontributin e tij, Fondacioni “Hasan Prishtina” ndan mirënjohje për Drejtorin e SHME z. Abdullah Bejtullahu, me motivacionin për kontribut të veçantë në arsimimin dhe ngritjen e brezave nder vite.

Leave a Comment

Your email address will not be published.