FONDACIONI “HASAN PRISHTINA” NDANË MIRËNJOHJE PËR PERSONALITETE TË SHQUARA

Fondacioni “Hasan Prishtina”, për nder të dy jubileve, 150 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vrasjes së Kryeministrit të VIII-të të Shqipërisë – Heroit Kombëtar, Hasan Prishtina, organizon vitin 2023 si viti i Hasan Prishtinës. Aktivitete të shumta janë shtrirë në kryeqendrat si Tirana, Prishtina, Shkupi, Selaniku, Dibra, Kukësi dhe shumë treva të tjera në të cilat ka vepruar kolosi ynë kombëtar Hasan Prishtina.

Në përfundim të vitit të dy jubileve, Fondacioni “Hasan Prishtina” ka ndare Mirënjohje për personalitete të shquara me motivacionin për kontribut të veçantë përmes aktivitetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbështetje të kauzës kombëtare të shqiptareve.

Për ndere të ditës së pavarësisë së Shqipërisë – 28 nëntorit, Kryetari i Bordit të Drejtoreve të Fondacionit “Hasan Prishtina” z. Veton Raci, qëndroj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku  mori pjesë në organizimin e festes së 28 nëntorit nga mërgata shqiptare atje. Ai mori pjesë në festimin e organizuar nga shoqatat e komunitetit shqiptar në Michigan; “Malësia e Madhe”, “Jehona e Malësisë”, “Kosova” dhe “Rapsha”. Festimi u organizua në kishën Shen Pali dhe në Qendrën Kulturore të Shqiptareve “Nënë Tereza” në Michigan USA, si dhe në manifestimin qendror të organizuar në City Hall në Neë York, ku ishin të ftuar personalitet të shquara te jetës publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si nder shqiptar ashtu edhe nga populli mik amerikan.

Në emër të Fondacionit “Hasan Prishtina”, janë ndare këto mirënjohje:

Mark Gjonaj, z. Gjok Martini, z. Kolë Gojçaj, z. Fluturim Rizvani, z. Marko Kepi, z. Qazim Dodaj, z. Gjeto Sinishtaj, z. Rexhep Balidemaj.

Po ashtu janë nda mirënjohje post mortum për: Ahmet Zherka, z. Gjergj Kalaj, z. Llesh Deda Lajçaj, z. Nue Palokaj Camaj.

Fondacioni “Hasan Prishtina” mbetet i përkushtuar në nderimin e personaliteteve të cilët me aktivitetin e tyre lanë gjurme të pashlyera në memorien e historisë kombëtare shqiptare.

  

Leave a Comment

Your email address will not be published.