Italianët kthehen në shtëpi, si kampionë Evrope

Italy's fans celebrate in front of the Duomo cathedral in Milan, Monday, July 12, 2021, after Italy beat England to win the Euro 2020 soccer championships in a final played at Wembley stadium in London. Italy beat England 3-2 in a penalty shootout after a 1-1 draw. (AP Photo/Luca Bruno)

Ata janë kampionët e rinj të Evropës dhe trofeun e kanë sjellë në shtëpinë e tyre. Ekipi kombëtar i Italisë, është rikthyer në atdhe në orët e para të mëngjesit, nën festën e shfrenuar të tifozëve, të cilët tejmbushën segmentin rrugor drejt aeroportit dhe hyrjen përpara hotelit ku do të qëndronin heronjtë e kaltër.

Me zbritjen nga avioni, kanë qenë trajneri Roberto Mancini dhe kapetini i ekipit, Giorgio Chiellini, të cilët kanë mbajtur kupën e kampionëve, duke i dhuruar Apenineve pamjen e parë të shndritshme të trofeut.

Fatlumët e parë që shijuan pamjen, kanë qenë punonjësit aeroportualë, së bashku me përfaqësues nga Federata Italiane e Futbollit.

Më pas, rrugëtimi i italianëve ka vijuar drejt vendqëndrimit të tyre, në Romë.

Qindra tifozë qenë mbledhur përpara hotelit ku do të qëndronin “Azzuri-t”.

Pavarësisht lodhjes, autori i golit të barazimit – gol që e dërgoi ndeshjen në goditjet e 11-metërshave – Leonardo Bonucci, është shfaqur ndër më euforikët pas mbërritjes. Britmat e tij të gëzimit ishin të mëdha. Mbi të gjitha kur zbriti nga autobusi dhe u ndesh me pritjen e tifozëve.

Emocionet e mëdha nuk i kanë fshehur as lojtarët e tjerë. Një arritje e madhe për një ekip italian. Të paktë ishin ata që patën besim, përpara fillimit të garës futbollistike.

Në Wembley, kupa qëndroi vetëm 120 minuta.

Në tre vjetët e ardhshme, ajo do të qëndrojë në Romë tashmë, për t’u shijuar nga gadishullorët.

Leave a Comment

Your email address will not be published.