Kosova në grup me shqiptarët e Zvicrës

Kosova do të luajë dy ndeshje jo të lehtë në kualifikimet për Euro 2024. Kosova është në grup me Zvicrën, që udhëhiqet në fushë nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Zvicra e Kosova janë në Grupin I, së bashku me Izraelin dhe Rumaninë.

Shorti i kualifikimeve për Euro 2024 po tërhiqet në Frankfurt të Gjermanisë. Kosova kishte rënë në Grupin J me Portugalinë e Bosnjën, por pasi nuk mund të jetë në grup me Bosnjën u dërgua në Grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë e Andorrën.

Shqipëria ka rënë në Grupin E me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe e Moldavinë.

Në Grupin C do të përballen Italia me Anglinë, përfaqësuese që luajtën në finale të Euro 2020. Në këtë grupi është edhe Ukraina e Maqedonia e Veriut e Malta.

Leave a Comment

Your email address will not be published.