Kurti pritet të udhëtoj nesër për Turqi, do të takohet me Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të udhëtoj për në Turqi për një vizitë pune.

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, ka bërë të ditur se meftesë të Presidentit Erdogan, Kurti do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.

“Gjatë takimit që do të mbahen në Stamboll, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, thuhet në njoftim.” – kanë bërë të ditur Anadolu Agency.

Gjatë takimit pritet po ashtu të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.

Leave a Comment

Your email address will not be published.