Me respekt kujtojmë emrin dhe veprën e Enver Talit

Sot është përvjetori i gjashtë i ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe diplomatit, Enver Tali, figura e tël cilit do të mbetet në kujtesën e kombit, si një shembull që gjithë dijen dhe kapacitetin i kishte në dispozicion të çështjes kombëtare. Me Enver Talin para më shumë se 20 vite, ishim bashkëudhëtar të një procesi që i parapriu lirisë së shumëpritur tël Kosovës. Enver Tali kishte guximin dhe atdhedashurinë, për të cilat nuk bënte kurrfarë kompromosi, prandaj ndjehem tepër i nderuar dhe i privilegjuar që një pjesë të rrugëtimit e bëmë bashkë me këtë burrë të madh të Kosovës. Ai do të mbetet një kandil i pashuar i atdhedashurisë që ndriçoi në një kohë kur politika  represive serbe kishte arritur kulmin, por ai pati kurajon ta luftojë atë represion me mjete diplomatike e kombëtare, duke u bërë kështu një prej gurëve të fuqishëm me të cilët u ngrit pavarësia e shtetit tonë.

Lavdi emrit dhe veprës së Enver Talit!  

Mehmet Prishtina

Leave a Comment

Your email address will not be published.