MEHMET PRISHTINA, FINANCON VENDOSJEN E BUSTIT TË PATRIOTIT, HASAN PRISHTINA, NË MUZEUN E SHKOLLËS NORMALE NË ELBASAN

Nga: Hysen S.Dizdari

Studjues e Historisë e Filatelisë                    Tiranë me, 07.03.2024

Me daten 7 mars 2024 në Jubileun e 115 vjetorin të shkollës Normale Elbasan, me financimin e Fondacionit, “Hasan Prishtina”, në muzeun e kësaj shkolle e cila sot  mban emrin : “Luigj Gurakuqi” u vndosë busti i patriotit Hasan Prishtina.

Zoti ,Mehmet Prishtina , pasëardhës i kësaj familje, Drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina” dhe  financuesi i këtij busti gjatë ceremonisë së inagurimit theksoi : “ Një nga drejtimet kryesore të veprimtarisë patriotike të Hasan Prishtinës ka qënë ,zhvillimi i arsimit kombëtarë shqiptarë ,prandaj ai që në vitin e parë të kësaj shkollë ,në vitin 1909 ,financoi bursat e studimit, për mbi 50 nxënës nga të gjtha krahinat e Kosovës pranë kësaj shkolle.Prandaj sot unë  jam, shumë i gëzuar se patrioti Hasan Prishtina është kthyer në shtëpinë e vet.”


Patrioti, Hasan Bej Prishtina, ishte, ideologu i rilindjes sonë kombëtare, udhëheqës politik, organizator i kryengritjeve kundër pushtuesve, diplomat, mendimtarë i madh, por dhe një arsimdashës i madh.

Ai ka dhënë një kontributë, madhorë për ngritjen dhe zvillimit të arsimit kombëtarë shqiptarë.

Hasan Prishtina , rridhte nga një familje,shqiptare, atdhetare e patriotike,shumë e  pasur,e cila kishte edhe pozita të larta në qeverisjen e Vilajetit,Kosovës e Selanikut. Babai i tij Ahmeti Beu ,ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ,prandaj në vitin 1880 u internua nga qeveria osmane në ,Tarabuzan të Anadollit së bashku me krerë e tjerë të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit.

Hasan Prishtina , pasi përfundoi shkollën e ultë,ruzhdijes në Vushtri, vazhdoi gjimnazin në gjuhë greke në Selanik, ku jetonte familja e tij.Në këtë gjimnaz,ai perveç gjuhës greke mësoi edhe gjuhë frenge, aty u njoh me veprat e iluministve francezë si, Monteskie, Zhak Zhak Rusos,  Volterit e tjerë.

Pas gjimnazit ai përfundoi shkollën e lartë në Degen:Drejtësi në Stambollë, ku punojë  disa vite në administraten turke. Në vitin 1908 – 1912, u zgjodhë deputet i sanxhakut Prishtinës në Parlamentin Osman.Gjatë shkollës lartë për drejtësi në Stambollë u njoh dhe në vitin 1909 u martue me Znj.Igballe Çekrezin nga Stambolli e cila kishte arsimin e lartë në drejtësi e zotëronte disa gjuhë të hueja.

Hasan Prishtina ,duke qenë vet i shkolluar në shkollat më të mira të kohës tij, e zotërues e disa gjuhve të hueja, e kuptojë rolin e madhë që luan arsimi dhe shkolla në edukimin, patriotik e atdhetarë  të brezit të ri. Prandaj gjithë jeten e tij ai dhe bashkshortja e tij i kushtuan ,një kujdes të veçantë ,hapjes shkollave dhe arsimimit të brezit të ri.

Aktivitetin e kontributi i tij për hapjen e shkollave e fillojë në vitin 1908 dhe vazhdoi gjatë gjithë jetës tij.

Vlen për tu theksuar akti i tij bujar e fisnik, ku në vitin 1909 me mbeshtetjen e tij, financiare dërgojë rreth 50 nxënës, nga gjitha trevat e Kosovës për të vazhduar Shkollë Normale në qytetin e Elbasanit, kur e gjithë shkolla kishte vetem 140 nxënës. Por kuntributi tij vazhdon më tej, kur  ai dërgojë edhe 25 nxënës të tjërë nga Kosova, për shkollim e studime në Austri e Hungari, në degët, tregtare, ekonomi, bujqësi e tjerë.

Një kontributë tjëtër madhorë i Hasan Prishtinës e veçanarisht i bashkëshortes tij,Znj.Igballe Prishtina , ishte hapja e shkollës për vajza në Vushtri në vitet 1915-1918, krahas hapej shkollave ajo organizoje edhe kurse për garatë shqiptare, për muzikë,për rrobaqepsi, për guzhinjere. Etjerë

Shkollën e mesme Normale e Elbasanit u hap për herë të parë më 1 dhjetor 1909. Për hapjen e saj kishte  vendosur  Kongresi Elbasaniti cili u mbajt nga data, 2-10 shtator 1909.

Duke vlersuar kontributin e tij për arsimin shqiptarë  ish Drejtori i Shkollës Normale të Elbasanit patrioti Luigj Gurakuqi, në Gazeten: “Bashkimi i Kombit”-Nr.25 të vitit 1910, theksonte: “Rroftë atëdhetar i shkelqyer Hasan Be Prishtina !Po rroftë për jetë ky atdhetar i lartë, ky engjell i Shqipërisë së mjerë !Historia e Kombit tonë me shkronja të arta , me shkronja të shkelqyera , do të shkruaj në ndër faqet e saj,sherbimet e mëdha , të cilat asht tue bamun deputeti i adhurueshëm, ndër deputetët ,t,onë, Hasan be Prishtina në fushën e atdhesie !”

 

Ne vitin 1979 ,në 70 vjetorin e hapjes së kësaj shkolle, me një vendim të Ministrisë Arsimit të kohës u krijue një komision i posaçem për mbledhjen e dekumentacionit dhe hapjen e muzeut të kësaj shkolle si vater e arsimit kombëtarë shqiptare. Pas vitit 1993 ky muze u rikonceptua, dhe në bashkëpunim me AQSH, u plotësua me dekumente arkivore , dhe sot ky muze ka një fond prej, 5000 dekumentash original e fotokopje, si libra, revista, rregjista shkolle, deftesa, protokolle të këshillit pedagogjikë, kujtime të normalistve katolog, fotot e mësusve dhe nxënsve të kësaj shkolle tjerë.

Me rastin e 7 marsit 2024 ,përshëndes, mësuesit e nxënsit e kësaj shkolle me :

Këngën e shkollës Normale të Elbasanit:

Përqark me kodra
kundrejt me male
an’e kand
prej valve t’Shkumbinit
T’rrethon natyra
moj shkoll’ Normale
gurr e paçmueshme
përparimi

Refreni:
Ti rrofsh e qofsh
moj shkoll’ Normale
rrofshin bijt e saj bujarë
ti o gjithësi përveç ti fale
që ta ndjeki me nder
çdo shqiptar

Leave a Comment

Your email address will not be published.