VDES DREJTORI I SAMSUNG-UT, NJERIU MË I PASUR NË KORENË E JUGUT

Drejtori i gjigantit të Koresë së Jugut, kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare.

Lee vlerësohet se ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga babai i tij në Samsung-un e sotëm, një gjigant ekonomik global që operon në fusha që variojnë nga prodhimi i elektronikës e deri te transporti.

Ai ishte njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, me një pasuri të vlerësuar prej rreth 21 miliardë dollarësh, sipas revistës Forbes.

Mediat e huaja bëjnë me dije se akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkakun e vdekjes së 78 vjeçarit. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë vetë kompania Samsung.

Lee u bashkua me biznesin e familjes më 1968, mori kompaninë më 1987 pas vdekjes së babait të tij dhe e transformoi atë nga një kompani që prodhon produkte të lira, me cilësi të ulët, në një prodhues me famë botërore të elektronikës cilësore.

Njeriu i parë i Samsung do të mbahet mend për fjalinë që ai ua drejtoi punonjësve të tij në 1993: “Le të ndryshojmë gjithçka, përveç grave dhe fëmijëve tanë”. /Abcnews/Vdes drejtori i Samsung-ut, njeriu më i pasur në Korenë e Jugut

Leave a Comment

Your email address will not be published.