HOMAZHE TEK BUSTI I HEROIT KOMBËTAR HASAN PRISHTINA PËR NDERË TË 16 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Për nderë të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me vizitën e tyre na nderuan një delegacion nga Mali i Zi më në krye z. Sabri Salaj, zëvendëskryetar i Ulqinit dhe z. Faik Nika, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Malin e Zi, të shoqëruar nga Hasan dhe Drita Cacaj, aktivistë të hershëm të çështjes kombëtare në Kosovë dhe në Vjenë të Austrisë si dhe z. Nazmi Kelmendi, Deputet i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Në shoqërim të tyre ishe edhe z. Klajdi Lulollari Pojani, studiues nga Korça dhe z. Halit Fazliu, familjar i Heroit Kombëtar Fahri Fazliu, të cilët bën homazhe pranë bustit të Heroit Kombëtar  Hasan Prishtina në Lagjjen Priam Village në Prishtinë.

Delegacioni u prit nga Drejtori i Fondacionit “Hasan  Prishtina”, i cili i priti në zyrën qendrore të Fondacionit, njëherësh delegacioni u prit edhe në familjen e trungut familjar të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina.

Më këtë rast z. Mehmet Prishtina, falënderoj delegacionin për vizitën dhe u shpreh i lumtur nga kjo vizitë duke përcjellë porosi në angazhimin sa më të madh në kauzën hasaniste si e vetmja rrugë drejtë bashkimit kombëtar.

Leave a Comment

Your email address will not be published.